Post

Visualizzazione dei post da novembre, 2015

Vilson Kilica, 1932

Immagine
Piktori shqiptar Vilson Kilica ka lindur në vitin 1932 në qytetin e Fierit. Gjyshi i tij, Tonç Kilica, ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit në vitin 1912 dhe ka ngritur flamurin e Pavarësisë në këtë qytet. Në vitin 1949 Kilica fiton konkurimin na Liceun Artistik " Jordan Misja " ne Tirane, ku, nën drejtimin e piktorit Sadik Kaceli përfundon studimet me medalje ari. Në vitin 1952 fiton nje burse per të studiuar në Akademinë e Arteve " I.E Rjepin " në Leningrad, nen drejtimin e profesorit B.V.Ioganson. Përfundon studimet me rezultatin " Shkëlqyeshëm ". Pas diplomimit kthehet në Shqipëri, ku impenjohet tërësisht në themelimin e Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë, në perzgjedhjen e stafit pedagogjik dhe në hartimin e programeve mësimore. Vilson Kilica është drejtori i parë i Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë.