Si dje komisaret e kuq, edhe sot po i marrin shpirtin ketij populli !!

Njolla e Zeze - Artikulli i Ibrahim Uruçit qe çoi ne burg Jeron dhe Luarasin

Zana Bihiku, Bari 2014


Premese

Dhe historia perseritet !!
Ne kohen e Enverit nuk mund te thoshje ate qe mendoje per Mbretin Zog e mbreterine shqiptare, per Parlamentin e paraçlirimit eccc [E ndaluar! E ndaluar! - duhen faqe te tera per kete argument!]. Babai im kur kthehej nga jashte shtetin tregonte me ze te shuar per "jeten kapitaliste", ndersa mikut te tij, Profesor Muin Camit i sekuestronin televisorin ne dogane...
Ne kohen e Demokracise, mohoet Arti i periudhes se Realizmit Socialist, nje periudhe artistike kjo e renditur se bashku me ate te impresionismit ecc, nder periudhat e historise se Artit Boteror. Dhe askush nuk merr guximin te rendite me obiektivitet vlerat dhe jo-vlerat!!
Artistet e mbetur jashte burgjeve e qe munden te benin art megjithe censuren, etiketohen komuniste e te pavlere !!
Televisionet shqiptare, te varura e te pavarura, nuk e lene kete popull te qete, por dhe ata, si ne kohen e Partise, injektojne dite e per dite, mbremje e per mbremje, politikat personale, opinionet e opinionxhinjte tashme parazite, prej 20 vjetesh po te njejtet, ngado qe ta kthesh kanalin e televizorit, komisare blu, njelloj si komisaret e kuq te kohes se partise.. te cilet ushqejne cdo nate e cdo dite inatet politike e personale, pa te cilen ata vet nuk mund te egzistojne !!

E ndihem perseri keq sa here vij ne Tirane !!
Me vjen te qaj ndersa shoh njerezit qe me kalojne prane ne forme siluetash !!!
Te trishtuar perseri !!!
Te kerrusur e te pashprese perseri !!!

Ne vitin 1991, ne radhet e protestuesve kunder komunizmit, se bashku me te perndjekurit e familjet e tyre, ishim edhe ne, bijte e komunisteve

!! Ne qe lexonim fshehurazi librat e ndaluara, ne qe kur gjenim nje liber arti te ndaluar e percillnim ne te gjithe shoqerine,,, ndersa enderronim te mos kishim frike te shkruanim per Tonin Guraziun, per Luke Kaçajn, per Edi Luarasin e Mihallaq Luarasin eccc. Studentet e Institutit te Arteve, ata te deges se piktures e skulptures, te cilet, ne ato vite ishin njohur me artin modern, por kishin frike te prodhonin publikisht art te ndaluar!
Une jam rritur nga prinder intelektuale, te lidhur me komunismin - perndryshe nuk mund te benin karriere!! -  por prinderit e mi, brenda mureve te shtepise me tregonin historine e vertete, me tregonin per Artistet e talentuar e te burgosur pa aresye, per veprat e tyre. Une per here te pare kam degjuar per dramen "Njollat e Murme" ne shtepine time, nga nena ime, Ikbal Bihiku, e cila kishte qene presente ne shfaqjen e dhene ne Tirane, e pastaj nga babai im, profesor Koço Bihiku, i cili, si anetar i komisionit nga Lidhja e Shkrimtareve, kishte vleresuar publikisht pozitivisht kete shfaqje. 
Xhelatet e Artit shqiptar nuk ishin prinderit tane, por njerez si Xhelil Gjoni, tmerri i artisteve qe midis tyre e quanin XHAHIL GJONI!, i cili me kujtohet, gjate provave te Dekadave te Majit, torturonte e shante para te gjitheve ne, kengetaren Vaçe Zela!!!
Risjell historine me keto reshta, e vecanerisht, artikullin e Ibrahim Uruçit dhe motivacionet e denimit te Jeros dhe Luarasit per te ri-kujtuar mentalitetin qe e mori ne qafe kete popull per 50 vite resht!
Ai mentalitet i cili nuk po na ndahet edhe sot, ne prag te hyrjes ne Evrope !!!

*    *     *
Minush Jero [1932-2006], autor i dramave “Stuhi në prill”, “Jashtë bie shi”, ne 1969, me dramen “Njollat e murrme”, regjia Mihallaq Luarasit, do të fitonte Flamurin e Festivalit  e Katërt Kombëtar të Teatrove. Gjithë byroja politike e dyndur në sallë tha fjalët më të mira. I lavdëroi autorët edhe Mehmet Shehu. Të nesërmen, e shtune, 8 nëntor 1969, botohet artikulli lavdërues i Kudret Velçes.
Më datë 9 nëntor, një artikull i Ibrahim Uruçit do ta konsideronte dramen “një flamur të zi revizionist”.
Ibrahim Uruçi 9 Nentor 1969 - Archivio Bihiku
Ibrahim Uruçi, 9 Nentor 1969 - Archivio Bihiku
Kjo ndodhi të dielën e 1969, kur të hënën në mënyrë të pazakontë kërkon ta shohë shfaqjen edhe Enver Hoxha.
Kjo shfaqje është një vepër revizioniste dhe mishëron manifestimin e liberalizmit në Shqipëri”! - U desh kjo fjali e Hoxhes që suksesi të mbyllej brenda një dite. Drama u izolua për t’u mos u shfaqur më, ndersa pas renies se diktatures, regjisori francez Domenic Dolemie do ta vinte në skenë në Francë.
Në vitin 1970, vihet në skenë drama tjetër e Minushit, “Të pamposhturit”, e cila shfaqet në Korçë. Edhe këte radhe bllokohet dhe me sa duket, rezonanca e “Njollave të murrme” nuk mund të linte pa prekur dhe dramën tjetër dhe përfundimisht artistin.

Tiranë, më 9 Shkurt 1974
    Republika Popullore e Shqipërisë
    Gjykata e Lartë
    “Kolegji Penal”
    Nr. 181 i Regj. Themeltar
    Nr.172 i vendimit

    Vendim

    “Në emër të Popullit”

    Këshilli gjyqësor i kolegjit penal të Gjykatës së Lartë, i formuar nën kryesinë e:
    Lumturie Resnja, anëtare e Gjykatës së Lartë
    Sofokli Krongo, anëtar i Gjykatës së Lartë
    Petrika Mushi, anëtar i Gjykatës së Lartë

    Në seancën e hapët gjyqësore më datë 9/II/1974 mori në shqyrtim çështjen nr. 181 që u përket të gjykuarve:

    1. Emin (Minush) Jero, i biri Masarit dhe i Pertefes, i datëlindjes 1932, lindur në Vlorë, banues në Durrës, me origjinë shoqërore nëpunës, me gjendje shoqërore nëpunës arsimtar, i përjashtuar nga partia, me arsim të lartë, i martuar, ka një fëmijë, i padënuar më parë, i arrestuar më 30 prill 1973.

    2. Mihallaq Luarasi, i biri i Aleksit dhe i Marjanthit, i datëlindjes 1929, lindur në Korçë banues në Tiranë, me origjinë shoqërore punëtor, me gjendje shoqërore nëpunës, regjisor teatri, ish A. P., me arsim të lartë, i martuar, ka dy fëmijë, i padënuar më parë, i arrestuar më 11 korrik 1973.

Të akuzuar se: Vetëm dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë agjituar e propaganduar kundër pushtetit popullor d.m.th. se kanë kryer krimin e parashikuar nga paragrafi I i nenit 73 të KP-së.

Me vendimin Nr. 367, datë 28/XII/1973 gjykata e rrethit të Tiranës i ka deklaruar të gjykuarve fajtorë dhe në bazë të paragrafit të parë të nenit 73 të KP i ka dënuar Emin Jeron me 8 vjet heqje të lirisë, Mihallaq Luarasin me 8 vjet heqje të lirisë.

Kundër këtij vendimi janë ankuar të gjykuarit, të cilët kanë parashtruar këto shkaqe për prishjen e tij:

    Emin Jero - Masa e dënimit është tepër e rëndë. Është treguar i penduar si në hetuesi e gjyq për veprat e kryera. Para arrestimit e ka ndjerë fajin dhe ka kërkuar ndihmë të korrigjohet. Duke qenë në moshë të tillë, ka mundësi që me një dënim më të butë, të vihet në provë e të shlyejë dëmin, që i ka sjellë Partisë e pushtetit.

    Mihallaq Luarasi - E ndjen veten krejtësisht fajtor dhe është treguar i penduar për këtë. Në fajësinë e tij në një shkallë të konsiderueshme ka influencuar Todi Lubonja, është i sëmurë dhe duke qenë në moshë 45 vjet, një dënim më i butë do të bënte efektin edukativ dhe do të krijoheshin mundësi që më punë të shlyente fajet e bëra.

Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë

Pasi dëgjoi relacionin e anëtarit Petrika Mushi, mendimin e prokurorit Zaim Myftari për lënien në fuqi të vendimit të gjykatës dhe pasi shqyrtoi e analizoi çështjen në tërësi,

    Vëren:

Nga provat që ka administruar gjykata ka rezultuar se të gjykuarit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi kanë propaganduar kundër pushtetit popullor, me qëllim që ta minojnë ose ta dobësojnë atë.

   I gjykuari Emin Jero, ashtu sikundër ai ka pranuar, ka filluar aktivitetin e tij armiqësor kundër partisë e shtetit, qysh në vitin 1959, duke u vënë në opozicion me vijën e partisë, ai i ka thënë dëshmitarit Hysni Çyrbja se kuadrot kryesore të ushtrisë gjoja janë të paafta për të drejtuar. Dëshmitarit të sipërm i ka folur dhe kundër pikëpamjeve të partisë lidhur me problemin e Kosovës, si dhe kundër Josif Stalinit.
Për këtë aktivitet armiqësor; ashtu sikundër ka rezultuar, i gjykuari Emin është përjashtuar nga partia dhe është këshilluar që të heqë dorë nga kjo rrugë.
Gjykimi i çështjes, tregoi se i gjykuari jo vetëm që nuk kishte hequr dorë, por se e kishte thelluar këtë aktivitet armiqësor dhe më tepër.
I gjykuari Emin së bashku dhe me të gjykuarin tjetër Mihallaq Luarasi, prej kohe janë vënë në opozicion me vijën e partisë dhe kanë propaganduar kundër politikës, e masave të ndryshme që ka marrë partia për revolucionarizimin e vendit.
Ata kanë folur me persona të ndryshëm si dhe midis tyre kundra sistemit tonë socialist, që sipas tyre, ky sistem justifikohet vetëm për vendet e prapambetura, për kontradiktat që gjoja lind vetë ky sistem, për jetesën gjoja jo të mirë të artistëve dhe shkrimtarëve të vendit tonë, dhe duke bërë krahasime me jetën që bënin artistët e shkrimtarët në vendet borgjeze, mburrte këto të fundit.
Të dy këta të gjykuar, veçmas e bashkërisht përveç propagandës armiqësore edhe nëpërmjet veprave të tyre letraro-artistik.
Ata, sikundër kanë pranuar dhe vetë, kanë propaganduar që njerëzit duhet të drejtonin sytë nga arti borgjez modernist, veçanërisht nga ai amerikan, sepse sipas tyre, në vendin tonë kjo mungonte dhe se populli jonë nuk e ka pasur traditë artin.

  I gjykuari Mihallaq ka rezultuar se ka folur me persona të ndryshëm, duke nënvleftësuar dramaturgët dhe regjisorët e vjetër.
Ai, me qëllime armiqësore i ka folur piktorit Andrea Themeli, që të mos qëndronte, sipas tij, arkaik, por të orientohej nga piktura moderne. I gjykuari me pretekst “t’i përshtatemi kohës” ka orientuar persona të ndryshëm të artit që të kopjonin nga Perëndimi dhe të zbatonin metodat borgjeze në art.
Përveç sa sipër i gjykuari Mihallaq, ashtu sikundër ka vënë vetë në dukje ai, ka zhvilluar një sërë biseda me karakter armiqësor për kundra udhëheqjes së partisë.

Në këto rrethana cilësimi i veprës në bazë të paragrafit I të nenit 73 të KP është i drejtë.

Fajësia e të gjykuarve ka rezultuar e provuar me një sërë dëshmitarë të pyetur në hetuesi e në gjyq, si dhe me shpjegimet që kanë dhënë vetë të gjykuarit të cilët kanë pranuar plotësisht fajësinë e tyre.
Pretendimet e të gjykuarve lidhur me një masë më të butë dënimi, nuk është e bazuar.
Të gjykuarit ashtu sikundër ka rezultuar, kanë një kohë të gjatë që ushtrojnë aktivitet armiqësor kundër partisë e pushtetit.
Ata, ndonëse të këshilluar dhe të kritikuar ashpër për qëndrimet e tyre në opozicion me vijën dhe orientimet e partisë, me konsekuencë kanë vazhduar rrugën e tyre kriminale dhe armiqësore ndaj pushtetit popullor.
    Për këto arsye:
    Këshilli gjyqësor i kolegjit penal të gjykatës së lartë në mbështetje të nenit 313 pika 1 të K.Pr.P.
    Vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 567, datë 28/XII/ 1973 të gjykatës popullore të rrethit të Tiranës.
     Kryesues: L. Resnja
    Anëtar: P. Mushi, S.Krongo
Tiranë, më 28 dhjetor 1973

    Republika Popullore e Shqipërisë
    Gjykata e rrethit Tiranë
    Nr.513. Rgj.themeltar

    Vendim
    Në emër të Popullit

    Gjykata e Rrethit Tiranë e përbërë prej:
    Irakli Bozo - Kryetar
    Mynyvere Shuteriqi - Nd. gjyqtare
    Jordan Shano - Nd. gjyqtar

Të asistuar prej sekretarit Sadim Memo, me pjesëmarrjen e Prokurorit Vladimir Kristo, më datën 27 e 28 dhjetor 1973 mori në shqyrtim në seancën gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale Nr. 513 që iu përket të pandehurve:
Emin (Minush) Jero: i biri i Masarit dhe i Pertefës, i datëlindjes 27/06/1932, lindur në Skelë të Vlorës, banues në Durrës, Lagjja nr. Rruga “Ali Redha”, Nr.7, me origjinë dhe gjendje shoqërore nëpunës, në profesion arsimtar, me arsim të lartë, i martuar, ka një fëmijë i padënuar më parë, i përjashtuar nga partia, oficer në rezervë, i arrestuar më datën 30 Prill 1973.

Mihallaq Luarasi: i biri i Aleksit dhe i Marjanthit, i datëlindjes 12/09/1929, lindur në Korçë, banues në Tiranë, Lagja Nr. 8 Rruga Brigada VIII, S., Nr.7 me origjinë shoqërore punëtor, me gjendje shoqërore nëpunës, me profesion regjisor teatri, me punë në Teatrin e Korçës, dhe në Teatrin Popullor Tiranë, me arsim të lartë, i martuar, ka dy fëmijë, ish anëtar partie, pa dënuar më parë, shërbimin ushtarak nuk e ka kryer, i arrestuar më datën 11 korrik 1973.

Të akuzuar se vetëm dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e agjitacionit e të propagandës kundra pushtetit popullor të parashikuar nga neni 73/I të KP.

Gjykata mbasi verifikoi materialet e hetuesisë, provat e marra gjatë zhvillimit të gjykimit, pasi dëgjoi Prokurorin kërkoi që dy të pandehurit të deklarohen fajtorë për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundra pushtetit popullor dhe në bazën të paragrafit I të nenit 73 të KP të dënohen:

    Emin Jero, me 10 vjet heqje të lirisë.
    Mihallaq Luarasi me 9 vjet heqje të lirisë.

    Pasi dëgjoi mbrojtjen dhe fjalën e fundit të dy të pandehurve, të cilët kërkuan mëshirë:
    Vëren
 Gjatë gjykimit të çështjeve u vërtetuan se të pandehurit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi kanë propaganduar kundër pushtetit popullor, me qëllim që ta minojnë ose ta dobësojnë atë.

I pandehuri Emin Jero pranoj para Gjykatës se aktivitetin e tij armiqësor e ka filluar që nga viti 1959. Ai duke dashur të vihet në pozita armiqësore me politikën e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe të Qeverisë, ka thënë se kuadrot kryesorë të ushtrisë sonë ishin të paaftë për të drejtuar ushtrinë tonë popullore dhe se ata duheshin hequr. Këtë gjë i pandehuri e ka biseduar me dëshmitarin Hysni Çyrbja. Po këtij dëshmitari i pandehuri i ka folur kundër pikëpamjeve të Partisë së Punës së Shqipërisë që përcaktoheshin në fjalimin e Sekretarit të parë të K.Q të Partisë e Punës Shqipërisë lidhur me problemin e Kosovës.

I pandehuri pranoi para gjykatës se dëshmitarët e sipër përmendur i ka folur kundër Josif Stalinit.

Për këtë veprimtari armiqësore, Emin Jero u përjashtua nga Partia e Punës Shqipërisë dhe u këshillua që të hiqte dorë nga veprimtaria e tij armiqësore.

Gjatë gjykimit u vërtetua se i pandehuri jo vetëm që nuk hoqi dorë nga veprimtaria e tij kriminale, por përkundrazi filloi të propagandojë kundër pushtetit popullor edhe në persona të tjerë.

Ai ka folur kundër demokracisë popullore dhe zgjedhjeve elektorale. I pandehuri Emin Jero mbasi është njohur me rrymat e idealiste-borgjeze në art, është përpjekur t’i propagandojë ato në persona të ndryshëm, duke pretenduar se gjoja këtyre rrymave reaksionare u takonte e ardhmja dhe se ato japin liri në rrethet letrare-artistike.

Gjatë gjykimit u provua se i pandehuri Emin Jero ka propaganduar kundër politikës së Partisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore Shqipërisë për revolucionarizimin e vendit. Ai ka propaganduar në persona të ndryshëm se liberalizmi kishte ardhur si rezultat i zbatimit të vijës së masave dhe se kjo krijonte shthurje dhe mungesë të disiplinës. Një propagandë të tillë i pandehuri e bënte me qëllim që të diskreditonte politikën e drejtë të Partisë së Punës Shqipërisë, lidhur me zbatimin e vijës së masave. I pandehuri duke dashur të mbrojë pikëpamjet e revizionistëve ka thënë se socializmi justifikohet vetëm për vendet e prapambetura si Shqipëria, Kina, kurse format e përdorura në Bashkimin sovjetik nuk janë revizioniste. Ai duke dashur të propagandojë pikëpamjet armiqësore të revizionistëve i ka thënë Xhevdet Mihalajt duhet të lidhë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, megjithëse e dinte qëndrimin e Qeverisë Shqiptare mbi këtë çështje, kurse dëshmitarët B. Havarit, me qëllim të caktuar armiqësor, i ka folur kundër revolucionit kultural në Kinë, duke përdorur fjalë përçmuese.

Gjatë takimit u provua se i pandehuri Emin Jero, së bashku me të pandehurin Mihallaq Luarasin që nga vera e vitit 1969, kanë filluar së bashku aktivitetin e tyre armiqësor, duke propaganduar kundra pushtetit popullor. Të dy këta të pandehur përveç propagandës armiqësore që kanë zhvilluar me persona të ndryshëm, kanë përhapur pikëpamjet e tyre armiqësore edhe nëpërmjet veprave letrare, artistike të tyre. Të dy të pandehurit pranuan para gjykatës se kanë biseduar se për zhvillimin e artit në Shqipëri duhej të udhëhiqeshin nga arti borgjez perëndimor dhe të kopjonin rrymat moderniste të kohës. Këto pikëpamje antisocialiste dhe antikombëtare i kanë propaganduar në persona të ndryshëm dhe i kanë zbatuar në krijimtarinë e tyre letrare artistike si në “Njollat e murrme” në festivalin e XI të Këngës në radio, në operën “Traviata” në dramën “Orfeu zbret në ferr”. Këta kanë thënë se artistët në Republikën Popullore të Shqipërisë nuk ishin të lirë të shprehnin në veprat e tyre realitetin objektiv dhe se gjoja ata shkruanin ato që diktoheshin.

Të dy të pandehurit duke dashur t’i kundërvihen kritikës që bëri shtypi i Partisë, dramës “Njollat e Murme”, kanë zhvilluar bisedën armiqësore. Ata kanë thënë se vepra e tyre u kritikua sepse gjoja kishte shqetësime për udhëheqësin e Partisë së Punës Shqipërisë, sepse nuk gjente zgjidhje problemi i inteligjencës dhe në këtë mënyrë të dy të pandehurit janë shprehur se kjo kontradiktë në socializëm nuk gjen zgjidhje. Të dy të pandehurit duke dashur të propagandojnë kundër unitetit të udhëheqjes së partisë dhe të punës kolegjiale, kanë folur në persona të tjerë, se në sistemin socialist, nuk ka udhëheqje kolegjiale, vendos udhëheqësi kryesor dhe se me ndryshimin e tij, ndryshon edhe kursi politik dhe se një gjë e tillë ndodh edhe në Shqipëri.

Gjatë gjykimit u vërtetua se i pandehuri Mihallaq Luarasi në kundërshtim me vijën dhe orientimin e Partisë Punës Shqipërisë lidhur me zhvillimin e artit dhe letërsisë në Shqipëri, ka propaganduar pikëpamjet e tija armiqësore. Ai u ka thënë dëshmitarëve Lutfi Zykës, Hamza Kociut, Kristaq Jorgjit, Thimi Pustecit se në Shqipëri nuk ka art, nuk ka tradita, duke nënvleftësuar në mënyre përbuzëse regjisorët dhe dramaturgët e vjetër shqiptarë, dhe se për zhvillimin e artit skenik dhe përgjithësisht të arteve të tjera ka thënë se duhet shikuar dhe marrë nga perëndimi dhe sidomos nga arti amerikan. Ai ka propaganduar që edhe në teatrin tonë duhej të futej drama absurde. I pandehuri Mihallaq Luarasi pranoi se i ka thënë piktorit Andrea Themelit të mësonte nga piktorët borgjezë të perëndimit, të mos qëndronte arkaik dhe në veprimtarinë e tij të udhëhiqej nga piktura moderniste dekadente e Pikasos. Ai ka qenë kundër udhëheqjes së partisë në art dhe ka propaganduar që drejtorët e teatrove nuk duhesh të ishin njerëz politikë por vetëm kuadro të specializuara.

I pandehuri pranoi se ishte kundër metodës së realizmit socialist e cila sipas tij ishte një metodë e vjetërsuar dhe që duhej zëvendësuar me një metodë të re që të përgjigjej kërkesave të kohës.
Gjatë gjykimit u provua se i pandehuri Mihallaq Luarasi ka propaganduar me qëllime armiqësore jetesën e mirë të artit të shteteve borgjeze-revizioniste dhe ka kritikuar mënyrën e jetesës së shpërblimit të artistëve shqiptarë. Ai ka propaganduar zbutjen e luftës së klasave.
Gjatë gjykimit u vërtetua se gjatë një vizitë që ka bërë i pandehuri Mihallaq Luarasi së bashku me Emin Jeron dhe Todi Lubonjës në formën e shtyllës, ka shprehur pakënaqësinë ndaj jetesës së punëtorëve, duke thënë se ata jetonin si personazhet e fundërrinave të Gorkit.
I pandehuri Mihallaq Luarasi pranoi para gjykatës se ai së bashku me mikun e tij Todi Lubonjën kanë zhvilluar biseda armiqësore kundër udhëheqjes së Partisë dhe kundër vijës politike dhe ideologjike të partisë në art, ashtu edhe në fusha të tjera.

Fajësia e të dy të pandehurve u provua me thëniet e dëshmitarëve Hysni Çyrbja, Barcallah Havari, Ilia Dede, Xhevdet Mahilaj, Lutfi Zykës, Kristaq Jorgji, Hamza Koçiu. Andrea Themeli, Thimi Pusteci, Mihal Hanxhari, si dhe me pohimet e tyre. Gjykata në caktimin e dënimit ka parasysh rrezikshmërinë e theksuar shoqërore të veprës, si dhe atë të dy të pandehurve, të cilët për një kohë të gjatë kanë propaganduar kundër pushtetit popullor.

    Për këtë arsye
Gjykata Popullore e Rrethit të Tiranës në bazë të neneve 219 e 284 të K.Pr.Penale:

    Vendosi
Të deklarojë fajtorë të pandehurit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor dhe në bazë të paragrafit I të nenit 73 të KP së rrethit

    - Emin Jero me 8 (tetë) vjet heqje të lirisë dhe
    - Mihallaq Luarasin me 8 (tetë) vjet heqje të lirisë.

Vuajtja e dënimit për Emin Jeron fillon nga data 30 prill 1973, kurse për Mihallaq Luarasin fillon nga 11 korrik 1973. Kundër vendimit të sipërm mund të bëhet ankim ose protestë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

Commenti

Post popolari in questo blog

Migjeni dhe na "t'Birtë e shekullit të ri"...

Krijimtaria Letrare e Migjenit

Vilson Kilica, 1932