Post

Visualizzazione dei post da gennaio, 2011

Fan S. Noli - Fjalim i mbajtur ne Shoqerine VATRA ne vitin 1962

Immagine
Robert Elsie zbulon tri incizime të rralla në gjuhën shqipe Tri incizime të rralla janë publikuar në sitin e tij zyrtar nga albanologu Robert Elsie. Bëhet fjalë për incizim të hershëm realizuar nga albanologu Norbert Jokli, një incizim i vitit 1937 me zërin e Fishtës, ndërsa reciton dy prej këngëve të "Lahutës së malcisë" dhe një fjalim që Fan Noli ka mbajtur në Boston në vitin 1962. Incizimi më i hershëm Materiali më i rrallë është ai që Elsie e cilëson si "incizimi i parë i shqipes së Ballkanit", i realizuar nga albanologu i njohur austriak, Norbert Jokli. Siç shpjegon Elsie, "Jokli kishte mësuar shqip me Gjergj Pekmezin (1872-1938) dhe me shqiptarë të tjerë në Vjenë. Nga raporti paraprak i hulumtimit të dialekteve gege, të cilin ai e përgatiti në vitin 1914 për Akademinë Austriake të Shkencave, del e qartë se kishte një interes të veçantë për variantet rajonale të gjuhës shqipe". Sa i takon këtij incizimi të rrallë, Elsie shpjegon: &q