Post

Visualizzazione dei post da dicembre, 2010

Prof. Dr. Koço Bihiku - A history of Albanian Literature

History of Albanian Literature by Prof. Dr. Koco Bihiku - 1 - History of Albanian Literature by Prof. Dr. Koco Bihiku - 2 -

Jorgjia Filçe -Truja ne 80-vjetorin e lindjes

Immagine
Jorgjia Filçe Truja (1907-1994) u lind në qytetin e Korçёs më 20 janar 1907. Deri tani, si vit i lindjes se Jorgjia Filçe Trujes eshte konsideruar viti 1909, por ne baze te nje çertifikate te gjetur nga familiaret ne gjuhen turke, vertetohet se artistia ka lindur ne 20 janar 1907. Jorgjia Filçe Truja, Lola Gjoka, Maria Kraja, Tefta Tashko Koço Studioi nё Konservatorin "Santa Сеcilia" të Rоmёs në vitet 1927-1932. Jorgjia ka dhënë koncerte në vitet 30-50, kа qёnё njё ndër pedagoget e Institutit femёror "Nana Mbretёreshё" nё Tiranё, nismëtaret e hapjes së Liceut Artistik, Akademisё sё Arteve, ku kreu detyren e pedagoges së kanos dhe dirigjimit. Ajo perfaqeson një nga figurat me te spikatur a tё këngëtareve lirikё ne Shqipёri. Truja ka interpretuar ne disa opera si dhe ka vene skenë si regjisore mjaft vepra. Një shkëndijëzë qё ndezi një flakë Revista "Nentori", n. 12 - 1989, Zana Bihiku Ме rastin e 80-vjetorit të lindjes s ё Artistes së Popull

Palokë Kurti - Artist i frymezuar nga kenga e popullit te tij

Immagine
Gazeta “Dita Informacion”, 23 janar 1994 Muzika eshte gjuhe рёr nje popull, ajo i ka rrenjet thelle ne shekuj, vite е dekada, nё perpjekје, mundime dhe gezime; eshte е lidhur me çdo nuance te jetes;  eshte е veshur me historine popullit qe е mbart, me ndjenjat dhe mendimet е tij, per t'u spikatur dhe рёr tё mbetur gjithnje origjinale. Dhe shqiptari е deshi muziken, lindi vete dhe me pas е krijoi рёr ta lidhur pazgjidhshmerisht me ngjarjet me tё rendesishme tё jetes se tij, me festat, dasmat, lindjet dhe vajet. Nder shekuj, brez pas brezi аi i dha afshin е shpirtit poet, e mbushi me temperamentin е tij, duke е kthyer keshtu nё shprehje tё egzistences dhe individualitetit tё tij kombetar. Shqiptari nuk е ndau kengen nga vetja, е ruajti pastertine е saj me xhelozine е nje te dashuruari, е mblodhi dhe е qendisi me lotet е mjerimit e tё dhimbies, por dhe tё shpreses рёr nje dite me tё bukur. Brezat е krijuan, е kenduan, е percollen nga njeri shekull ne tjetrin, ashtu tё pashkruar nё

Tonin Guraziu: "..Muri i Berlinit tim me ne fund ra.."

Immagine
Interviste me pianistin e pare shqiptar Tonin Guraziu - Gazeta "Dita Informacion", 30 janar 1994 87-vjeçar, dhe me аnё tё njё çеlёsi të stermadh, si ato tё tipit të vjеtёr, z. Tonin Guraziu mё hap derën: “ Ah je ti, eja, eja, po ku ke humbur? » dhe pa mё lënë kohë që tё shpjegohem, mё thotё nё koridor: “ Mё duket se dhe per mua rinisi jeta, eja, se kam gjëra tё reja... ». Sytë e tij plot shkëlqim dhe shpresë binin aq nё kontrast me dhomëzën e tij tё еrrёt e të zуmtё, me pak orendi, të сilat ishin po aq të lashta sa dhe vetë dhimbja e vetmia e tij. Nje radio të tipit të vjetër dhe një kalendar i vitit 1960.. Ndoshta për tё jeta ndаli pikërisht këtu, në vitet e lavdisë së tij por dhe tё fatkeqësive te tij. Po kush është Тоnin Guraziu?! Тё vjetrit me siguri që nuk e kanë harruar pianistin, pedagogun dhe koncertmaestrin e pasionuar, ndërkohë qё mund tё tё pyеsin: «Pse gjallë ështe Tonin Guraziu ?» I lindur nё Shkodër në vitin 1908 nga njё familje tregtari, Tonin Gu

"Msojeni kohen mos t'hajn bit e vet"... Letra e fundit e baritonit Luke Kaçaj

Immagine
Ne vitin 1991, pas nje bisede te gjate me baritonin Luke Kaçaj, e cila u kurorezua me artikullin tim "Drite-hijet e nje karriere", te botuar ne 25 prill 1991 tek gazeta Republika, e pyeta profesorin: - “Nëqoftëse do t'ju ftonin tё interpretoni ndonjë rol, а do të pranonit?”.    Profesor Luka, me një buzëqeshje, ku shprehej gjithë përvoja e tij jetësore, vuajtjet dhe ironia, mu përgjegj: - «Nëqoftëse kushtet, në të cilat jetoj do tё ndryshojnë, them se mund të jap akoma...» Profesor Luka kishte te drejte ne ironine e tij... Fill pas ardhjes se demokracise, artikulli im ishte i pari qe guxoj te rihabilitonte figuren e shquar te baritonit shqiptar. Por personalisht kisha edhe nje shprese: Atekohe profesor Luka ishte ende i ri, 65 vjeç dhe zeri i tij ishte plotesisht ne forme. Shpresoja qe rikujtimi i figures se Tij do te shkundete autoritetet shqiptare e veçanerisht ato muzikore, do te bente te mundur rikthimin e tij ne skene. Por... askush nuk u kujtua per te!!!

Dritë-hijet e një karriere - Kushtuar baritonit Luke Kaçaj

Immagine
Gazeta "Republika", 25 prill 1991 Nga mugëtira e kohëve të shkuara, si një rezonancë e jehonës dikur triumfatore, ndihet akoma zëri aq i thellë e i ngrohtë i njërit prej këngëtarëve mё të shquar shqiptarë të të gjysmës së dytё të shekullit XХ, baritonit Luk Kaçaj. Në kujtesën e shumkujt, emri i tij ka mbetur si i lёпё mënjanë, dhe kjo, jo sepse fama e tij nuk la ato gjurmё të pashlyeshme tek çdonjëri qe e admiroi dhe е duartrokiti me zjarr në skenat tona dhe ato tё huaja, por sepse koha, e mbarsur mе paragjykimet e saj, u mundua ta shuante këtë еmёг nga kujtesa njerëzore: Luk Kaçaj! Sa vite kanë kaluar!... Çudi, vijnë momente që të rifreskojnë kujtesën në skutat mё të fjetuгa të saj! Po ku ka genë gjithë këto vite? - pyesin ata që e kanë njohur. Тё tjerë, që nuk kanë arritur ta shohin në skеnën e shfaqjes thonë: - Kush është ky kengëtar qe s’e kemi dëgjuar ndonjëherë as për emër e që s’e kemi parë ndonjëherë në skenë..?! Jua them unë se kush është: 

Fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924

Immagine
E para - Anarkia fetare : Katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan. E dyta - Anarkia sociale : Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasëburzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve. E treta - Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. E katërta - Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë p

Parathёnie e librit - Publicistika e Nolit, 2009 - by Prof. Dr. Koço Bihiku

Immagine
Nёse ende sot, studiuesit e historisё, e letёrsisё e tё politikёs shqiptare, dedikojnё studimet e tyre figurёs sё Nolit, kjo pa dyshim do tё thotё, qё Noli i ka rezistuar provimit tё madh tё kohёs, pёr tё mbetur njё nga personalitetet e rёndёsishme tё historisё sё shqiptarёve. Fan. S. Noli Nё personin e tij, gjejmё tё harmonizuara nё mёnyrё tё rrallё dhe tё jashtёzakonshme figurёn e politikanit dhe publicistit, poetit e pёrkthyesit, historianit dhe muzikologut. Gjatё jetёs dhe veprimtarisё sё tij, u shqua veçanёrisht si publicist i talentuar. Falё gjykimit tё mprehtё, erudicionit te gjёrё kulturor e forcёs argumentuese, Noli trajtoi me sukses problemet kardinale tё jetёs sё shqiptarёve tё çerekut tё parё tё shek. XX. Veprimtaria nё fushёn e publicistikёs ka lёnё gjurmё tё pashlyeshme nё historinё e fundit tё shek. XX, sepse ndikoi drejtёpёrdrejtё nё organizimin dhe evoluimin e Lёvizjes Kombёtare Shqiptare. Nё artikujt e tij, Noli goditi rreptё nga njёra

Storia della Letteratura Albanese by Prof. Dr. Koço Bihiku

Immagine
A history of Albanian literature Koço Bihiku. Published 1980  By "8 Nëntori" Pub. House in Tirana. Number of pages 257   Written in English. Storia della Letteratura Albanese Koço Bihiku. Trad. Italiana, Casa Editrice "8 Nëntori", Tirana, 1981.

Nderim Dhimiter S.Shuteriqit by Prof. Dr. Koço Bihiku

Immagine
Nderim Dhimiter S. Shuteriqit Mbledhur dhe pergatitur nga Prof. Dr. Koco Bihiku; Viti i botimit: 2004. Botim i Akademise se Shkencave te Shqiperise. Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise ; Redaktore: Besa Vila. Faqe: 160 Kjo përmbledhje artikujsh u botua në përvjetorin e parë të vdekjes së Dhimitër S. Shuteriqit dhe në prag të 90- vjetorit të lindjes së akademikut, shkencëtarit dhe shkrimtarit, që mbetet një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe të shkencës shqiptare.

Migjeni cantore della miseria by Prof. Dr. Koço Bihiku

Immagine
- Nell'ottantesimo della nascita       Migjeni il cantore della miseria - Prof. Dr. Ko�o Bihiku

Shkatërrimi i Kishës së shek. XIII

Immagine
Kisha e re Katolike në Vau Dejës Nga Ferdinand Dervishi Në numrin e djeshëm, gazeta Panorama publikoi historinë e shkatërrimit nga komunistët në vitin 1969, të Kishës së Shën Mërisë të Vaut të Dejës, një ndërtesë me vlera të shumta të trashëgimisë kulturore që datonte që nga shekulli i XIII, kohë kur turqit nuk kishin shkelur ende në vendin tonë. Kisha katolike, që gjendej në afërsi të kalasë së Danjës, në zonën e Shkodrës, ishte ruajtur brez pas brezi e padëmtuar dhe konsiderohej si monumenti më me vlerë i arkitekturës romanike-gotike në Shqipëri. Shkatërrimi i Kishës me dinamit, nga punëtorë të kantierit të ndërtimit të Hidrocentralit të Vaut të Dejës, shoqërohet me një reagim të ashpër të drejtuesve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, të cilët, edhe pse vendi gjendej në pikun e luftës së komunistëve kundër fesë, kërkojnë me ngulm që çështja të hetohet dhe përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë. Por edhe pse këmbëngulja e tyre provokon një hetim zyrtar, çështja mbyllet pa a